Haxhi Shala tregon arsyen kryesore pse u largua nga Nisma

Deputeti Haxhi Shala është larguar nga Nisma Socialdemokrate për të aderuar në AAK, ai ka mohuar akuzat e zyrtarit të lartë të NISMA-s, Enver Hoti i cili tha se Shala ka insistuar me çdo kusht të jetë ministër në Qeverinë Hoti.

Shala, tha se nuk dëshiron të merret me Hotin pasi elektorati i NISMA-s i ka gjykuar të dytë në zgjedhje dhe elektorati i këtij subjekti politik e di të vërteten rreth tij. Ai mohoi pretendimin e Hotit se Shala ka insistuar të jetë pjesë e ekzekutivit.

“Nuk është e vertëtë kjo, elektorati i NISMA-së po më mbështetë mua, nuk dua të merrem me Hotin sepse ai e ka këtë dëshirë që unë të merrem me të”, tha Shala.