Deputeti

Haxhi Shala feston për Ushtrinë me vëllezërit Haradinaj: Kosovën e bëmë!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka vendosur që festën e shndërrimit të FSK-së në Ushtri ta bëjë me vëllezërit Haradinaj, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Qaste emocionale para formimit të USHTRIS SË KOSOVES. E përjetova këtë ditë me mikun tim RAMUSH HARADINAJ.Të dashur bashkëluftetarë Kosovën e bëmë. URIME H. SH”, ka shkruar Shala.

Kuvendi i Kosovës nesër në orën 10 e voton pakon e projektligjeve që FSK-së në shndërrojnë në Forcë të Armatosur. Ceremonia më pas do të mbahet në Ministrinë e FSK-së që nga nesër do të quhet Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. /Ballkani.info/