Haxhi kushton 5,700 euro, BIK-u bllokon komentet pas pershtypjeve negative te qytetareve

Më herët, përmes një postimi në faqen zyrtare, Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur çmimin dhe dokumentet e nevojshme që duhet t’i kenë besimtarët myslimanë të cilët janë të interesuar që sivjet të kryejnë Haxhin.

Ashtu siç edhe shihet përmes njoftimit të bërë nga BIK-u, kostoja që do të kenë qytetarët që duan të shkojnë në Haxh, kap shifrën prej 5 mijë e 700 eurove, shkruan lajmi.net.

Ajo çfarë ra në sy, është se, më të bërë postimin në faqen zyrtare në Facebook, BIK-u, ka bllokuar komentet.

Kjo erdhi si rezultat i komenteve negative që ju bënë BIK-ut nga qytetarë të ndryshëm.

Disa nga komentet që u bënë në postimin e BIK-ut ishin me ironi e disa edhe më kritika më të ashpra.

“Lirë eshte 5700”, “Shfrytzone rastin shfrytzone”, janë dy nga shumë komente.