Haxhi Avdyli si Putini, propozon cenzurimin e muzikës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të cenzuruar muzikën e cila shfaqet në televizione.

Putin, gjatë qëndrimit në Kremlin ka thënë se nëse nuk mund ta ndalin, atëherë do të detyrohen që ta kontrollojnë direkt këtë lloj zhanri, duke iu referuar hip-hopit, raporton News, transmeton Ballkani.info.

Tutje, presidenti rus ka theksuar para këshilltarëve të kulturës në Rusi, se do të mundohen të ndalin shfaqjet e këtyre artistëve por nëse nuk ia arrijnë, duhet të përdorin mënyra të tjera.

Tema e cenzurimit të muzikës është jetësuar edhe në Kosovë, ku disa ditë më parë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli propozozi cenzurimin apo kontrollin mbi përmbajtjen e teksteve që artistët kosovarë shfaqin.

Propozimi i Avdylit është kritikuar nga këngëtarët kosovarë, përfshirë këtu këngëtaren e hip-hopit, Tayna dhe reperin nga Ferizaji, Buta. /Ballkani.info