Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se është shëruar nga koronavirusi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga do t’i kthehet obligimeve dhe do të marrë pjesë në seancën plenare.

“Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.” tha ai. /Ballkani.info/

Postimi i tij:

Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.

Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.

Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.