Havushe Rexhepi emërohet ud. drejtoreshë në Shërbimet e Përbashkëta në QKUK

Havushe Rexhepi është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në sektorin e Shërbimeve të Përbashkëta në QKUK.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka emëruar Havushe Rexhepin, ushtruese të detyrës në pozitën e drejtoreshës së Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar vet Rexhepi në një deklaratë për Gazetën Shneta. “Po sot kam pranuar emërimin nga drejtori. Jam ushtruese e detyrës deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ajo.

Emërimi i Rexhepit në këtë pozitë vjen pas skadimit të mandatit të ish-drejtorit Visar Islamaj.

Islamaj kishte bërë kërkesë që t’i vazhdohet mandati, dhe për këtë çështje ai ka ushtruar ankesë në Inspektoratin e Punës.