Havolli: BQK fitoi arbitrazhin, qeveria pa asnjë meritë

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, Sokol Havolli ish zëvendës guvernator i Bankës Qendrore ka treguar se institucionet mikorofinanciar që u mbyllën ka lëshuar kredi deri me mbi 1000% kamatë.

Sipas tij dy institucioneve mikrofinanciare, IUTECREDIT dhe MONEGO, që ju tërhoq licenca kishin devijuar plotësisht nga biznes plani i tyre, duke aplikuar norma abnormale të interesave për kredi, e më pas duke marr depozita nga qytetarët për të dhënë kredi, çka ka qenë kompletë jashtë domenit të biznesit të tyre të licencuar.

Havolli tregon se vendimi për tërheqjen e licencave ka qenë shumë i drejtë edhe pse ka pasur kritika të shumta nga jashtë pse është marr ky vendim.

Ky vendim i BQK-së për tërheqjen e licencës së IUTECREDIT, dërgoi Kosovën në arbitrazh, e që për suksesin e BQK-së, suksesin tentoi ta marrë qeveria e vendit.

“Qeveria nuk ka bërë asnjë punë që të fitohet arbitrazhi, në asnjë dokument nuk ka pasur asnjë nënshkrim të zyrtarëve të qeverisë apo asnjë dokument qeveritar që ka ndikuar që të fitohet ky rast, pra e gjithë punë për këtë rast është bërë nga ekipa e BQK-së. Në anën tjetër ka pasur deputet të kësaj qeveria që me deklaratat e tyre kanë penguar këtë proces”, ka shtuar ish guvernatori Havolli që udhëhoqi këtë proces.

Sipas Havollit as përzierja e disa zyrtarëve të BQK apo rreshtimi i tyre politik nuk i kanë bërë mirë këtij procesi.