Kryetari i Komunës së Prizrenit, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ata të cilët vetë e votuan Gjykatën Speciale, tani po thonë se është padrejtësi, duke shtuar ata janë njerëzit më të padrejtë.
“Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale tash po thonë padrejtësi. Pse e votuat këtë padrejtësi? Ndalni se u bonët horr, e Kosovën po e boni rezil. Më të padrejtë se ju s’ka” shkroi Haskuka.
Ai shtoi se Haradinaj kishte gabuar kur shkoi me PDK-në dhe iu bashkua kapjes së shtetit, nepotizmit e korrupsionit, duke e akuzuar se bëri padrejtësi ndaj votuesve kur e votoi demarkacionin.
“Ramushi ka gabuar kur shkoi me ju, e iu bashkua kapjes së shtetit, në nepotizëm e korrupsion. Madje bëri padrejtësi ndaj votuesve të vetë kur e kaloi Demarkacionin. E për këto arsye është dashur të jep dorëheqje” shkroi Haskuka.
Haskuka në fund kërkoi që të “vendosim vetë për qeverisjen e Kosovës dhe jo të jemi të ndikuar nga të huajt. Kriteri duhet të jetë programi qeverisës, e jo ndarja e posteve”.
Edhe shefi i Haskukës, Albi Kurti, kishte reaguar i gëzuar me dorëheqjen e Haradinajt.
Albin Kurti i gëzohet dorëheqjes së Ramush Haradinajt







