Haskuka: Numri i të infektuarve mund të rritet

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me anë të një njoftimi në Facebook ka deklaruar se pas heqjes së Prizrenit nga Karantina mund të shtohen rastet e reja me Covid-19.

Ai ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për karantinim të qytetit të Prizrenit, MSH do të marrë masa të reja.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit.

Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjerëve të tyre.

Kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19.

Qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!