Mytaher Haskuka
Haskuka kërkon shpëtimin te ish zëvendëskryeministrja e “Qeverisë Koti”
Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Social Demokrate përmes një postimi ka lënë të kuptoj se do ta mbështesë Kryetarin aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Por, kjo mbështetje, ndaras nga partia e saj, nuk duket se do ti shërbejë shumë atij. Albulena Balaj-Halimi ka qenë një prej figurave më të kritikuara në Qeverinë Hoti, si zëvendëskryeministre.
Madje, po atë qeveri, Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur për muaj me radhë “Qeveria Koti”.
Kjo nuk është e tëra sa i përket figurës së Albulenës.
Emri i saj u përmend edhe gjatë aferës së vjedhjes së 2.1 milionë euorve nga Thesari i Shtetit.
Mediat raportuan se babai i këshilltares së saj, Hajrie Gashi ishte i përfshirë në këtë skandal.
Ky ishte skandali më i madh gjatë asaj qeverie, në të cilin ishin të përfshirë shumë akterë, përfshirë edhe familjen e këshilltares së Balajt.