Më 3 nëntor 1992, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, u mbajt një orë përkujtimore kushtuar trevjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Në këtë aktivitet, Hashim Thaçi, atëbotë lider studentor, kishte kujtuar veprën dhe sakrificën e dy heronjve.
Në një shkrim të vitit 1992, ai kishte shkruar:
“Në Kodër të Diellit luftuan dy zemra të brumosura me idealin e lartë në luftë për çlirim nga pushtuesi; ranë dy trima, pushuan dy zemra, por nuk pushoi lufta. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me veprën e tyre heroike dhe të pavdekshme, vetëm sa e frymëzuan dhe fuqizuan rininë për të dalë dhe për të rezistuar edhe më fuqishëm, për të vazhduar amanetin e tyre, i cili ishte: përpjekje dhe qëndresë deri në çlirim”.
Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!







