Hashim Thaçi nderon dëshmorët e Marinës me Urdhrin Hero i Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar 158 dëshmorët e Skënderajt me Urdhrin e Lartë Hero i Kosovës.

“Renia per liri eshte akti me sublim dhe heroik i njeriut. Duke u nisur me kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, te gjithe deshmoret nderohen me urdhrin e larte Hero i Kosoves. Lavdi te gjithe heronjve”.

Thaçi nderoi dëshmorët në ceremoninë e rivarrimit të tyre, me ç’rast edhe u inaugurua Kompleksi Memorial të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit Marinë.

Në një fjalë rasti ai vlerësoi lart veprimtarinë e luftëtarëve të rënë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës e bëri të pamundurën realitet. Fitoi mbështetjen nga vendet më të zhvilluara demokratike. Mbështetja e tillë nuk mund të vinte pa gjakun dhe sakrificen e të rinjve dhe të rejave, burrave grave që dhanë gjithçka për liri”, tha presidenti.

“Ata qëndruan përballë armikut duke rënë në fushëbeteja. Ata qëndruan pranë ushtarëve dhe popullatës civile. Emri, jeta dhe vepra e tyre merr shkëlqim më të madh aq sa thellohen rrënjët e pavaresisë”.