Hashim Thaçi e uron Boris Johnsonin për fitoren e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe


Presidenti Hashim Thaçi e ka uruar Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për fitoren në zgjedhjet e atjeshme. Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka shkruar se e mirëpret vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës, si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Urimet më të sinqerta kryeministrit Johnson për fitoren në zgjedhjet në Britani të Madhe. E mirëpres vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti Thaçi.