Deputeti Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti, duke iu kujtuar qytetarëve se si dikur Kurti protestonte kundër ndërtimit të termocentralit të ri dhe refuzonte gazsjellësin amerikan për të ardhmen.

Gjithmonë, sipas Kastratit, këto janë arsyet pse Kurti është në agjendat serbe, sepse në njërën anë kundërshtonte ndërtimin e kapaciteteve të reja, ndërsa në anën tjetër me taksa të qytetarëve ka blerë rrymë në vlerë mbi 400 milionë euro, siç thotë ai, “nga dostat e Martinit”.

Në fund, sipas Kastratit, “Kurti ka shtrenjtu rrymën 100% qytetarëve për me i lënë pa rrymë sonte”.