Presidenti

Hashim Thaçi e akuzoi Kurtin për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani: Kjo është kundërpërgjigja e kryeministrit në detyrë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet të sqarohen për rastin e kthimit të deputetit Behgjet Pacolli në vend dhe humbjen e jetës së të riut Agon Musliu në karantinë te Qendra e Studentëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që nuk dëshiron të komentojë “ping – pongun politik”, pasi sipas tij, kjo nuk i ndihmon Kosovës në këtë kohë pandemie.

“Herët tjera mund të bëj koment për ping – pongun që s’na ndihmon as për shtet – ndërtim dhe as për menaxhimin e pandemisë”.

“Kosova është shteti i pavarur, ka ligjet e veta dhe unë punoj me kompetencat që kam. S’do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin ato edhe presidenciale”, është shprehur Kurti.