Presidenti Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku e kanë vizituar sot në Mitrovicë babain e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, haxhi Fazli Veseli.

“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qendron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza. SL”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Ballkani.info/