Presidenti i Kosovës

Hashim Thaçi dekoron Halil Kastratin me medaljen “Shën Tereza” për humanizëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, humanistin Halil Kastrati.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebookun e tij.

Lexoni të plotë postimin:

Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.

Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”. HTH