Në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, vlerëson takimin me liderët e partive në Kosove dhe gadishmërinë e tyre për unitet. Në rrjedhen dramatike të ngjarjeve dje me kërkesat dhe ultimatumet e SHBA-ve, presidenti Thaçi i kërkon kryeministrit Kurti që të merr vendim në dakordim me kërkesat amerikane.
Ai ndër të tjera theksoi edhe zhgënjimin që e ka nga BE
“ Kemi pasur raste kur na kanë lënë ne gjysmë të rrugës, bie fjala tek liberalizimi i vizave” thekson presidenti
Thaçi në pyetjen për deklaratën djalit të Trump, Thaçi u përgjigj me humor “Njëherë merren me djalin tim, tash me djalin e Trump. Qëndrimet e njerëzve rreth Trump derisa nuk janë zyrtare, janë vetëm qëndrime përsonale” tha Thaçi“
Secili lider është i zëvëndësueshem, raportet me SHBA janë të pazëvëndësushme. Ai që lëkundë raportet me SHBA do pensionohet para kohe”
Ai poashtu tha se ftesa për takim me Albin Kurtin vazhdon të jetë e hapur
“Nuk e kuptoj pse heziton të takohet, nuk e ka obligim kushtetues por e ka obligim për hirë të bashkërendimit të veprimeve tona të cilat nuk do çojnë në ndonjë vendim të papritur që na vjen nga partnerët tanë, pra SHBA” përfundon Thaçi. /Ballkani.info/







