Enver Hasani

Hasani: Vetëmenaxhimi është autonomi tradicionale!

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese njëherit profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Sipas tij, me këto marrëveshje nuk do të këtë njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hasani ka thënë se vetmenaxhimi i komunave me shumicë serbe është autonomi tradicionale, raporton gazeta10.

“Nuk është autonomi territoriale sepse komuniteti serbë i Kosovës ka status të privilegjuar në raport me krejt komunitetet e tjera edhe me shqiptarët ku janë pakicë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për procesin e formalizimit të statusit të Kishës, duke theksuar se me këtë formalizim nënkuptohet që Kisha Ortodokse Serbe të funksionin sikur në territorin e Serbisë.

VIDEO BONUS: