Ministri i Shqipërisë

Hasani uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë – ndan video me ngjarjet kryesore të vendit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Kosovën për nder të Pavarësisë.

Hasani në rrjetin social në Facebook ka ndarë po ashtu një video më ngjarjet e figurat që lanë histori në Kosovë.

Në video janë përmbledhur pamje nga lufta në Kosovë, kolonat e njerëzve në 1999-ën, momente nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, zbulimi i monumentit të Newbornit, pamje të Forcës së Sigurisë së Kosovës e deri te takimet e marrëveshjet mes dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë.