Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka përshëndetur miratimin e sotëm të deklaratës për të pagjeturit nga Kosova dhe Serbia, në një takim të zhvilluar në Bruksel.
Me këtë deklaratë, Hasani thotë se është larguar çdo përgjegjësi e shtetit serb për kompensim për këtë kategori të personave.
Ai e quajti të pafalshme një deklaratë të tillë, pasi Kosova nuk ka ekzistuar si shtet i pavarur në kohën kur ka ndodhur lufta e fundit.
Prandaj, ai thotë se deri në vitin 2008, OKB-ja mban përgjegjësi për çdo gjë të ndodhur në Kosovë, bazuar në rezolutën 12/44, raporton Paparaci.
“E dyta, do të thotë është çështja thotë palët Si mundesh me nënshkru dicka edhe me thënë që institucionalisht ki prova materiale për një konflikt që ti as s’ke ekzistu. kjo është e pafalshme. S’ka qenë atëherë shtet. Është e pabesueshme. Jam tmerruar”, tha ai në një lidhje direkte për T7.
“Kjo është katastrofë, me të thënë të drejtën”, shtoi ai.







