Enver Hasani

Hasani shprehet i bindur se Telekomi i Kosovës do të falimentonte nëse s’do ta fitonte një rast në arbitrazh

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në një intervistë për DPT te Fidani të mërkurën, deklaroi se Telekomi i Kosovës do të falimentonte nëse do ta humbte rastin në arbitrazh, ndërsa shtoi se vendimi ia shpëtoi Telekomit të Kosovës rreth 20 milionë euro.

Profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, theksoi se është habitur nga drejtuesit e Telekomit të Kosovës, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet, të cilët, sipas tij, u lavdëruan për fitoren. “Unë jam krenar… Ata nuk kanë pasur asnjë lidhje”.