Hasani: Publikimi i fotografisë nuk i bën nderë askujt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasnia ka folur lidhur me fotografinë që ka publikuar Flora Brovina gjatë ditës, në të cilat pretendonte se janë pamje nga përdhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë.

Hasani në emisionin Pressing në T7 ka thënë se është tronditur me mënyrën si është publikuar fotografia.

Ai ka thënë se publikimi i kësaj fotografie nuk i bën nderë askujt.

“Publikimi i fotografisë nuk i bënë nderë as neve as Flora Brovinës. Ngjarja ka qenë shumë e rendë dhe duhet të ketë kujdes në këso raste” .