Dje është shënuar 26 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës.

I mbijetuari i kësaj masakre, deputeti i betuar nga radhët e PDK-së Nait Hasani, me rastin e shënimit të kësaj date, ka folur për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili po gjykohet në Hagë.

Hasani paralajmëroi se nëse Thaçi do të dënohet nga Specialja atëherë sipas tij “do të ketë trazira në rajon”.