Sot në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e kanë vizituar 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, ku janë pritur nga Kryeministri.

Ndërsa Këshilltari i Kryeministrit, Avdullah Hasani, njëherit Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka bërë foto me bashkëmosharët e tij nga Bota, e ku sipas tij asgjë nuk i dallon përveç mohimit të së drejtës për lëvizje në Evropë, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë i Hasanit:

“Me 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, 120 bashkëmoshatar të mi që nuk na ndan e as dallon asgjë përveç mohimit të së drejtës për lëvizje në Evropë”. /Ballkani.info