Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re,Avdullah Hasani, njëherit Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, ka folur sot për problemet të cilat po e përballen të rinjtë e Republikës së Kosovës.

Në një takim me të rinj e student, Hasani ka kritikuar kryetarët e Komunave, që disa raste kanë emëruar drejtor komunal për çështeje të rinisë, persona që kanë qenë të shtyrë në moshë.

“Realisht të rinjtë kanë probleme dhe kërkesa për çfarë Qeveria e Kosovës, për çdo ditë i trajton dhe i orienton tek ministritë e linjës për t’u zgjidhur dhe lidhur me këtë kemi edhe programin e veçant për Rini, që synim e ka sistemin arsimor në Kosovë. Unë realisht pajtohem me juve, se nuk duhet të ketë zyrtarë për rini e të cilët i kanë kaluar moshën e rinisë, së paku të jenë nën 35 vite, për çka në Kosovë kjo është shumë evidente. Këta zyrtarë duhet të transferohen në detyra tjera brenda institucioneve ku punojnë, e të emëruarit politik të zëvendësohen”, theksoi Hasani, përcjell Ballkani.info

Anëtari i kabinetit qeveritar që merret me Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, kishte edhe një mesazh për gjeneratën më në moshë.

Ai tha se kjo nuk duhet të shihet si luftë mesë gjeneratave, por se kreativiteti i të rinjve dhe përvoja e gjeneratës së vjetër duhet të bëhen bashkë për të ardhmen e Republikës.

Por prapëseprapë të moshuarit nuk duhet të shërbejnë si zyrtar për çështje të rinisë.

Ndryshe këto komente Hasani i bëri gjatë një takimi me student dhe të rinj.