Hasani i VV-së i bie pishman për kërcënimin: Me i ra Dardan Molliqajt po të dënojshin si me i ra një njeri

Pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka pranuar edhe kërcënime. Kjo pas disa pamjeve që u publikuan, ku Molliqaj shihet duke e goditur me shuplakë policin. Fatmir Hasani nga Vetëvendosja tha se do të merret personalisht me Molliqajn nëse nuk arrestohet.

Një goditje e kreut të PSD-së ndaj zyrtarit policor mori reagime të shumta në publik.

Dardan Molliqaj më pas kërkoi falje për këtë veprim të tij, anipse sipas tij kishte një shkak.

Por Molliqaj pos reagimeve mori edhe kërcënime.

Është anëtari i VV-së, Fatmir Hasani ai që në Facebook shkroi se nëse Molliqaj nuk arrestohet, atëherë do të merret personalisht me të.

Megjithatë Hasani që jeton në Londër thotë se nuk do të merret me Molliqajn, e për këtë ka një arsye.

“Me i ra Dardan Molliqajt po të dënojshin si me i ra një njeri, kshtu që s’po merrem me të…”, ka thënë Hasani për T7.

Ky mesazh, është një ndër të shumtë që kryetari i PSD-së pranoi këto ditë.

Por Molliqaj, mendon se Policia vepron në mënyrë selektive në këto raste.

Veprime të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës kanë ndodhur edhe gjatë kohës sa kryeministri Kurti ishte në opozitë.

Në këto protesta pjesmarrës ishte edhe Fatmir Hasani i cili thotë se ato protesta nuk bën të krahasohen me këto të ditëve të sotit.

VIDEO