Hasani i shpjegon asambleistes belge aktivitetet e Qeverisë Haradinaj

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, ka pritur në një takim, Deniza Miftarin , asambleistën e ROSELARE-ës, në Belgjikë, e cila është shqiptarja e vetme asambleiste në shtetin Belg.

Hasani e ka njoftuar asambleisten lidhur me agjendën e Qeverisë së Kosovës për t’i dërguar proceset integruese të Kosovës si dhe mbështetjen që kjo qeveri po ia ofron të rinjve dhe studentëve Kosovar.

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësin e shkëmbimit të studentëve kosovar dhe belg.

Ndërsa znj.Miftari e ka ofruar përkrahjen e saj që në qytetin e Roselare-së të shkojnë për studime dhe inovacione të ndryshme edhe të rinjtë e vendit tonë.