Hasani ende shpreson për fitore: Presim rezultatet përfundimtare

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Nisma, Xhemajl Hasani edhe pse mori vetëm 0,54% të votave në këtë komunë, ende shpreson për fitore.

Ai tutje u shpreh se në bazë të informatave që posedon, ka pasur manipulime gjatë votimit.

Sipas rezultateve preliminare e kom humb garën. Në presim rezultatet përfundimare, nuk i dihet, mundet me ndodh gjithçka. Mundet me ndryshu, ne skemi pas komisioner, as vëzhgues, kam informata se kanë vjedh vota, ka pasur manipulime“.

“Kom prit me fitu pa balotazh. Jom bazu në premtime të qytetarëve. Më kanë thënë qe u kry, ma kanë konfirmu votën. E kanë humb një kryetar të mirë. Nuk e kanë vlerësu sakrificën time“, u shpreh ai në Kanal 10