Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është nisur drejt Koresë së Jugut, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut, transmeton Klankosova.tv.

Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

BONUS VIDEO| Faton Hajrizi po nderohet si hero gjithandej Kosovës… shihni çfarë po bëjnë për ta kujtuar