Hasani: 244 anëtarë të ri iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj

Ish-ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot ka përfaqësuar anëtarët e rinj që iu bashkuan AAK-së në Gjilan.

Gjatë takimit të kryeministrit në largim me strukturat e AAK-së në Gjilan, Hasani ka thënë se 244 anëtarë të rinj iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinajt.

“244 anëtarë të ri iu bashkuan sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Ata iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Hasani në një postim në Facebook, përcjell Ballkani.info.

Në fund, ish-ministri ka falenderuar të gjithë anëtarët që iu kanë bashkuar aderimit të tij për në AAK, duke thënë se bashkë do ta bëjnë më të mirën për Kosovën. /Ballkani.info

loading…