Ekonomisti, Bedri Hasanaj, tha se qasja e Qeverisë ndaj bizneseve është e gabuar.

Këtë deklaratë Hasanaj e bëri duke e komentuar miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Caktimin e Çmimeve Tavan për produktet bazike, i cili u votua sot në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, qasja që Qeveria e Kosovës e ka pasur deri tani është e gabuar, pasi që thotë se kjo qasje e godet biznesin sikur biznesi të ishte shkaktar i krizës ekonomike.

“Dhe kjo qasje e Qeverisë ndaj bizneseve siç ka qenë deri më tani, mendoj se është qasje e gabuar sepse po tenton të krijojë në opinion publik një narracion që është biznesi ai çka e ka shkarkuar krizën”, tha ai.

Në emisionin “Këndi i Debatit”, Hasanaj tha se kjo është krizë që e ka  goditur gjithë botën dhe nuk është biznesi ai që është duke përfituar nga kjo krizë.

“Bizneset janë duke e vuajtur krizën më shumë sesa qytetarët e thjeshtë, po ballafaqohen me probleme të mëdha, me furnizim me lëndë të parë, me punëtorë, me rritjesh të çmimeve dhe kjo bizneset i ka futur në krizë edhe më shumë sesa vetë qytetarët”, shtoi ai.

Sipas njohësit të ekonomisë, kufizimet  e Qeverisë është dashur të shoqërohen edhe me masa tjera të ku Qeveria bën lehtësira ndaj bizneseve.

“Që nga koha kur ka filluar kriza nuk ka asnjë lëvizje në aspektin e TVSH-së apo në aspektin e politikave sociale dhe gjithë kohën Qeveria nuk bën kompromis me politikat e veta dhe në të njëjtën kohë i detyron bizneset të futen në gjëra të tilla”, deklaroi Hasanaj në Tëvë1