Risi te Feronikeli

Hasan Hyseni te Feronikeli ’74

Futbollisti i njohur Hasan Hyseni nga edicioni i ri do të jetë në fanellën e Feronikelit.

Burime të Ballkani.info, mësojnë se Hyseni sot ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Drenasi dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre në kampionatin e ri.

Feronikeli këtë vit arriti përmes barazhit ta siguroi mbijetesën në elitë dhe po tenton të krijojë një skuadër që të mos ketë telashe të tilla në edicionin e ri. /Ballkani.info