Blendi Hasaj nga GAP po e quan Avdullah Hotin, politikanin me kontravers në Kosovë.

“Qëndrimet e Avdullah Hotit kohëve të fundit janë duke e shëndrruar atë në politikanin me kontravers në Kosovë. Duke filluar nga temat për të cilat konsistenca i zgjat jo më shumë se disa ditë, e deri tek deklarimet e pandershme sot rreth projektit për termocentralin “Kosova e Re”. Të bësh deklarime se mos realizimi i këtij projekti nuk është i mirë sepse kompania ndërtuese është amerikane dhe ti japësh një kahje politike – kur investimi kishte çmim tre herë më të lartë se ajo çfarë parashihej (shkak kosto e kapitalit), pra miliarda euro më shumë, e që qytetarëve do tu rritej çmimi i energjisë elektrike për 60.4% qysh në vitin e parë të hyrjes në operim të këtij termocentrali – është e turpshme”, ka shkruar Hasaj në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163201839120634&set=a.10150750305995634&type=3&theater