Hartohet koncept dokumenti për procesin e vettingut në drejtësi

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ka hartuar koncept dokumentin për procesin e vettingut. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Derisa ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar hartimi i këtij koncept dokumenti, Haxhi tha se përmes procesit të vetting synohet krijimi shtetit të së drejtës.
Ajo tha se ky proces do të t’i përfshijë të gjithë dhe se do të jetë në të mirë të së drejtës në vend.

“Koncept dokumenti përmban detaje se si duhet të bëhet procesi i vettingut. Është bërë analizë e thellë për nevojat dhe mënyrat e si mund të bëhet ky proces Institucionet e drejtësisë do të jenë institucione që i shërbejnë drejtësisë dhe personave të caktuar. Ky proces nuk po bëhet kundër ndonjë emër të përveshëm. Vetingu në drejtësi është nevojë shoqërore”, tha ajo.

Këtij procesi do t’i nënshtrohet edhe kryeprokurori i shtetit.