Sot është ditëlindja e heroit Agim Ramadani, ky është hartimi i shkruar i tij në kohën kur ishte nxënës

E marta 3 majit shënon ditëlindjen e 59-të të heroit Agim Ramadani.

Ai nga arsimtarët e tij në Zhegër të Gjilanit, ishte vlerësuar si nxënës i shkëlqyer e i gjithanshëm, përcjell Klankosova.tv.

E vitin e kaluar, më rastin e ditëlindjes, bashkëshortja e dëshmorit që ra në Betejën e Kosharës ka kujtuar të shoqin duke publikuar fotografi të hartimit të komandant Katanës në kohë kur ishte në shkollën e mesme.

Fjalë krenarie për udhëheqësin e Brigadës 138 kishin edhe shokët e Agim Ramadanit që mburren me veprën e shokut të tyre.

Ndiqni kronikën e përgatitur një vit më parë: