Harry Kane lojtar i ndeshjes Ukrainë-Angli

UEFA ka zgjedhur edhe lojtarin e ndeshjes Ukrainë-Angli

E kësaj radhe nuk ka si të mos jetë Harry Kane, i cili shënoi dy gola dhe e barti në supe këtë fitore të Anglisë e cila i dërgon ata në çerekfinale të Euro 2020.

Kane shënoi dy gola, një në minutën e 4 dhe një tjetër në minutën e 50-të të ndeshjes, derisa Anglia fitoi me rezultat 0-4 në fund.

Anglia do të përballet me Danimarkën në Londër më 7 korrik.