Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, që jeton e vepron në Amerikë ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Daci, pas humbjen së djalit të tyre Arianit.
Për ikjen e hershme të Arianit, Harry ka thënë se është humbje e madhe për krejt Kosovën.
“Me rastin e vdekjes tragjike të djalit tuaj Arian Dacit, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta ju dhe familja juaj.
Në këto momente të vështira për ju dhe familjen tuaj, ndaj dhimbjen e thellë me ju . Kjo nuk është humbje vetëm për ju, por edhe për Kosovën, sepse kontributi i tij si zëvendës-ministër në Qeverinë e Kosovës, ishte i rëndësishëm .
Gjithmonë ta kujtoni me dashuri dhe mall, duke u ndi krenar për djalin që patët. Zoti ju dhashtë forcë!”, thuhet në ngushëllimin e tij.
Arian Daci vdiq dje gjatë skijimin në Brezovicë, pas vetes la gruan dhe dy fëmijë.







