Harron dritaren e hapur të veturës, i mbushet me borë
Një grua në provincën kanadeze Newfoundland kishte harruar dritaren e veturës të hapur gjatë natës, megjithatë kur u zgjua atë e priste një befasi – e tërë vetura i ishte mbushur me borë, pikërisht në natën kur trashësia e borës arriti gati në 80 centimetra.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq bionden nga St John në Newfoundland duke qëndruar pranë veturës që i ishte mbushur me borë.
“Gjatë natës kur e parkova vetura e kam harruar dritaren e hapur. Por, u habita kur pashë që pranë veturës nuk kishte borë – në fakt ajo ishte futur brenda mjetit tim”, dëgjohet kjo grua duke bërtitur.
E autorja e videos që nuk mund të ndalej duke qeshur, ka postuar videon me qëllim që të shërben si leksion për shoferët tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur e parkojnë veturën.
guys, MOM
— Kenny SC Sharpe (@kscSharpe) January 18, 2020
left her WINDOW DOWN —
in the BLIZZARD pic.twitter.com/9PJYh1g72p

