Harron arkivolin e një fëmije në çatinë e furgonit, e humb rrugës

Vetëm kur mbërriti në destinacion, kuptoi se kishte bërë një prej gabimeve më të rënda në jetë, e kishte vendosur arkivolin me të cilin po transportonte trupin e pajetë të një fëmije, në çatinë e një furgoni dhe e kishte harruar.

Pasojat ishin katastrofike, pasi arkivoli kishte rrëshqitur gjatë rrugës, duke mbetur aty, deri sa u rigjet.

Për këtë arsye 58-vjeçari italian Richard John Bertrand, nga Gracemere, u dënua me 5 mijë dollarë gjobë. Gjyqtari pavarësisht se foli për një rast tronditës, deklaroi se bëhet fjalë për një neglizhencë dhe asgjë nga ajo që ndodhi nuk ishte me vullnetin e tij.

Bertrand kishte 12 vite që punonte në agjencinë funerale. Ishte nëntori i vitit 2018, kur iu caktua detyra e transportit të arkivolit të një fëmije në Rockhampton të Brisbane.

Por gjatë ndërrimit të makinës, e vendosi momentalisht arkivolin në çatinë e furgonit dhe e harroi aty. Më pas hipi në makinë, duke harruar që të fuste brenda arkivolin me trupin e vogëlushit.

Por teksa mjeti lëvizi arkivoli u rrëzua në rrugë dhe Bertrand, vazhdoi si të mos kishte ndodhur asgjë, deri kur në vendin e ngjarjes, kuptoi gabimin e bërë.

Nëna e vogëlushit tha gjatë procesit gjyqësor se, “Ishte një dhimbje drithëruese, u shkatërruam”.

Gjyqtari Graham Hillan e cilësoi veprimin e Bertrand si neglizhencë të tmerrshme, por e justifikoi duke thënë se ishte e paqëllimshme dhe për këtë arsye i shpëtoi burgut.