Këngëtari i hiteve “Najher”, “Prej sa jena nda”, “Harrom etj”, Ylli Limani, është një ndër personazhet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, si dhe ndër meshkujt më të ndjekur në rrjete sociale.
Pak më parë, këngëtari ka prezantuar për herë të parë vëllanë e tij më të vogël, të cilin e uron për ditëlindje me një postim në Instastory.
“Artushi. Për beben që na ka tranuar sa herë rrëzoheshe, se mami më fajësonte mua dhe Hanën. Urime ditëlindjen. Si fëmija më i vogël i familjes, po shpresoj që s’të kemi lënë me pasoja për tërë jetën. Të dua”- shkruan Ylli me humor krahas fotos së vëllait, ku vihet re ngjashmëria e madhe që kanë me njëri-tjetrin.








