Harrojeni xhaketën e Marinës, do të mbeteni pa fjalë me çmimin e xhaketës së Getit

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit çmimi i xhaketës që Marina Vjollca mbante veshur në foton e postuar në Instagram.
Xhaketa blu e moderatores kushtonte plot 6845 euro, ç’ka bëri që të komentohej shumë.

Mirëpo siç duket edhe Geti është i apasionuar pas veshjeve të shtrenjta.

Ditën e sotme po komentohet xhaketa e tij e cila kushton më pak se e Marinës, por sërish e shtrenjtë.

Faqja “Whattheywearin” bën të ditur se xhaketa e reperit kushton 1300 euro ndërsa pantallonat 890 euro.