Hulumtimet e reja tregojnë se 7,000 hapa janë mjaftueshëm për të rritur fuqinë e trurit dhe për të na mbrojtur nga një sërë sëmundjesh të ndryshme.

Studimi i botuar në Lancet Public Health, zbuloi se shifra ishte e lidhur me një rrezik të reduktuar të problemeve serioze shëndetësore, duke përfshirë kancerin, demencën dhe sëmundjet e zemrës.

Pas analizimit të të dhënave  të mëparshme mbi shëndetin dhe aktivitetin e më shumë se 160,000 të rriturve në të gjithë botën u pa se 7,000 hapa lidheshin me uljen më pak se 25% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare 6% për kancerin 38% për demencën, dhe 22% depresionin.

Studiuesit panë se për shumicën e problemeve shëndetësore, përfitimet kanë tendencë të ulen përtej 7,000 hapave, megjithëse kishte avantazhe shtesë për zemrën nëse ecje më gjatë.