Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe bashkëpartiaku i tij Sami Lushtaku, si duket kanë lënë prapa deklaratat kontraverse të këtij të fundit për PDK-në.Veseli e Lushtaku janë parë duke darkuar së bashku, në konak të zv/ministrit të Drejtësisë, Fadil Nura.
Nura ka postuar një fotografi me këta të dy dhe të ftuar të tjerë në fshatin Prelloc.
Më të marrë mandatin e dytë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte marrë vendim që të ndajë rrugët me njerëzit me aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm.Kjo përfshinte edhe Lushtakun, ndaj të cilit rëndojnë tre aktakuza. E para për rastin e njohur si KEK2 për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është në Gjykatën e Apelit pasi në shkollën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Përvec saj, Lushtaku ka një aktakuzë që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në Rastin “Drenica”Pas vendimit të Veselit, Lushtaku kishte reaguar me deklarata kundër disa zyrtarëve të partisë , që sipas tij kontrollojnë shumë fusha në shtet.
“Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë”, kishte shkruar Lushtaku në Facebook.
Momentalisht, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të caktuar mbledhjen për shpërndarjen e Kuvendit.Kjo pritet të qojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për të cilat, Veseli thotë se PDK është e gatshme.









