Kandidatja demokrate Kamala Harris po mban fjalimin për pranimin e humbjes në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo pranoi humbje, por u zotua të luftojë për premtimet që i bëri gjatë fushatës.

Harrisi u bëri thirrje demokratëve ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse nuk ishte ai që prisnin.

“Zemra ime është plot sot. Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, nuk votuam, por nuk do të dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë ajo.