Haraqija: Qeveria më e mirë e momentit do të ishte nga koalicioni LDK-PDK

Ish-ministri në qeverinë e Kosovës, Astrit Haraqija ka dhënë opinionet e tij se cili do të ishte koalicioni më i mirë në këto momente.

Haraqija në “Debat Plus” tha se Kosovën e morën në qaf në këtë situatë “përkthyesit” Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Ai akuzon Vetëvendosjen për prishjen e koaliciont me LDK-në pasi sipas tij LDK janë të njëjtit.

“A ishin kjo LDK e Prapashticës dhe Bradashit të njëjtit edhe para 6 Tetorit. Kur i shkuan Mustafës në Prapashticë të të LVV-së a ishte i njëjti ai?!”.

Ish-ministri thotë se deri në zgjedhje postin e kryeministrit duhet ta ketë LDK-ja, ndërsa sipas tij koalicioni LDK-PDK në këtë kohë do të ishte më i miri.

“PDK prej 20 vitesh i ka ruajtur 180 mijë vota. Dy forcat e mëdha duhet të marrin përgjegjësinë dhe ta kryejnë këtë punë njëherë e mirë. Nëse PDK nuk është e gatshme, LDK duhet ta merr përgjegjësinë edhe me AAK-në dhe NISMA-n”.

Haraqija thotë se LDK duhet t’i bëjë 61 vota për të marrë qeverinë dhe për këtë nuk mund t’i mbeten meritat Hashim Thaçit nëse i jep mandatin asaj.