Zgjedhjet?

Haraqija, Isa Mustafës: Me kë do bësh koalicion, me molotovat apo me dashninë e vjetër?

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, dje ka thënë se partitë duhet të matën në zgjedhje dhe vetëm më pas të shkohet sërish në dialog me Serbinë.

“LDK ju fton: ejani të matemi në zgjedhje, i respektojmë rregullat, pastaj rreshtohemi për dialog me një qeveri të shumicës, me përfshirje të gjerë dhe platformë që merr besimin e 2/3 të deputetëve të Kuvendit”, ka shkruar dje Mustafa.
Eksponenti i LDK-së, Astrit Haraqija e ka komentuar për Ballkani.info deklaratën e kreut të partisë.
“Isa Mustafa e ka të qartë që pas zgjedhjeve, edhe nëse ato mbahen tash qysh po kërkon ai, duhet të bëjë koalcion ose me LDK-në ose me Vetëvendosjen. Nuk është koha e Titos që vet të bëhet koalicioni, sepse e dimë si ka ndodh deri tash”, ka thënë Haraqija.

Sipas tij, nëse Mustafa vendos të shkojë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, i bie që të shkojë me ata që kanë tentuar t’ia djegin shtëpinë.

“A janë qata Vetëvendosja që kanë tentu t’ia kallin shpinë…”, pyet Haraqija, duke vazhduar tutje.

“Me PDK keni qenë në qeverisje, a mos po don me ju kthy dashnisë së vjetër edhe niher”.

Sipas tij, nëse shkohet tash në zgjedhjet, dallimi në vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara mund të jetë plus minus 2-3 për qind për secilin subjekt.

“Prandaj Isa Mustafa për t’u kthyer në pushtet duhet të bëhet ose me Kadrinë ose me Albinin, mirëpo unë konsideroj se Kosova nuk e ka lluksin që të shkojë në zgjedhje çdo vi”, ka thënë Haraqija për Ballkani.info.

Ai shton se për vendin fillimisht do të ishte e drejt që të përfundojë liberalizimi i vizave dhe të bëhet ushtria, e më pas të mendohet për zgjedhje. /Ballkani.info/