Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot ka mbledhur ministrat në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ku sipas Haradinajt kjo është hera e fundit që do ta thërret Qeverinë në mbledhje sepse siç thekson ai nuk ka të drejtë më të bëjë thirrje pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Haradinaj ka kërkuar një përgjigje sa më të shpejt nga Gjykata Kushtetuese sepse sipas tij vendin nuk guxojmë të lëmë në vakum, përcjell Ballkani.info
“Nuk guxojmë të lëjmë vendin në vakum, na duhet të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese sa më shpejt një përgjigje se si duhet të vazhdojë kjo, sepse nuk guxojmë të lëmë vendin në një vakum të tillë” është shprehur Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.
Tutje Haradinaj, ka cekur se ministrat do të vazhdojnë punën e tyre të kujdestarisë por që nuk kanë të drejt për të marrë ndonjë vendim.
“Për takime të qeverisë nuk do të marrim vendime, ndërkaq ministrant do të vazhdojnë kujdestarinë, ndërkaq unë më nuk thirri mbledhje të qeverisë, sepse une nuk mujë të bëjë thirrje pa vendimin e gjyaktës kushtetuese”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.







