Haradinaj: Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë sonte pjesë në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ai tha se aty ishte mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit të përbashkët.

“Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.