Haradinaj: Zymberi ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Enver Zymberin i cili 8 vite më parë ra në krye të detyrës.

Haradinaj tha se një nga policët më të mirë të Kosovës ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.

“Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri”, tha Haradinaj.

Sipas tij, ky angazhim dhe përkushtim i policisë e bën Kosovën vend të sigurt, për të gjithë qytetarët.

Ai falënderoi zyrtarët policorë për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës.

loading…